RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Parashikimi i motit për fundjavë
🇽🇰 Kosova

Parashikimi i motit për fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se këtë fundjave do të mbajë mot me diell dhe temperaturat do të arrijnë deri në 30 gradë Celsius. Sipas këtij instituti, kjo fundjavë do të karakter

nga Kaltrina Berila5 shtator 20255 shtator 2025

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se këtë fundjave do të mbajë mot me diell dhe temperaturat do të arrijnë deri në 30 gradë Celsius.

Sipas këtij instituti, kjo fundjavë do të karakterizohet nga një mot i qëndrueshëm, me diell dhe temperatura të këndshme, duke ofruar kushte të mira për pushim, udhëtime dhe aktivitete të lira.

“Ditën e shtunë do të mbizotërojë mot i kthjellët me diell gjatë pjesës më të madhe të ditës, duke ofruar mundësi të mira për aktivitete në natyrë. Temperaturat do të jenë në rritje të lehtë krahasuar me ditët e fundit, duke krijuar një ndjesi më të këndshme verore”.

“Edhe dita e diel do të vijojë në të njëjtat kushte, me diell në shumicën e zonave. Në orët e pasdites mund të shfaqen kalime të lehta vranësirash, kryesisht përgjatë relievit malor, por pa reshje të pritshme. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit, ndërsa temperaturat do të mbeten në vlera tipike të stinës”.

“Në tërësi, kjo fundjavë do të karakterizohet nga një mot i qëndrueshëm, me diell dhe temperatura të këndshme, duke ofruar kushte të mira për pushim, udhëtime dhe aktivitete të lira”, thonë nga IHK.

Më poshtë e gjeni motin për dy ditët e ardhshme:

E shtunë:
Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 27-30°C.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-3m/s.

E diel:
Të dielën moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Ekzistojne mundësi të vogla që në disa zona të kufizuara të ketë riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 26-30°C. Do të fryjë erë nga Jugperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri 4 m/s.

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

1 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

2 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

4 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

4 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

55 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

3 orë më parë