Pas një mosmarrëveshje në një lokal, e ther me thikë në qafë
Viktima ka pësuar lëndime të rënda Një person është arrestuar mbrëmë në rrugën ”Istriotet” në Prizren pasi që dyshohet se i njëjti ka therur me thikë një person tjetër. Sipas policisë rasti ka ndodhur
Viktima ka pësuar lëndime të rënda
Një person është arrestuar mbrëmë në rrugën ”Istriotet” në Prizren pasi që dyshohet se i njëjti ka therur me thikë një person tjetër.
Sipas policisë rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të çastit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili pas një mosmarrëveshje të qasëtit në një lokal, ka therur me thikë në qafë viktimën mashkull K/Shqiptar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe gjendet në tretman mjekësor.
Mjeti i dyshuar thika që dyshohet se është përdorur në raste është konfiskuar nga Policia.
I dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





