RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
PD bojkoton marshimin për UÇK, Berisha: Rama përdor protestën për qëllime politike
🗺️ Rajoni

PD bojkoton marshimin për UÇK, Berisha: Rama përdor protestën për qëllime politike

Partia Demokratike e Shqipërisë ka vendosur të mos jetë pjesë e protestës në mbështetje të luftëtarëve të UÇK-së, por Sali Berisha, nga selia e PD-së, shprehu mbështetjen për lëvizjen e veteranëve të

nga Venera Grabanica17 tetor 202517 tetor 2025

Partia Demokratike e Shqipërisë ka vendosur të mos jetë pjesë e protestës në mbështetje të luftëtarëve të UÇK-së, por Sali Berisha, nga selia e PD-së, shprehu mbështetjen për lëvizjen e veteranëve të UÇK-së.

Gjatë një konference me gazetarët, Berisha theksoi se liderët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë, janë të pafajshëm.

“Në të gjithë dijeninë time, ndjekjen time, nuk kam parë në mënyrë absolute asnjë fakt që të provojë asnjë akuzë për të cilën janë arrestuar dhe mbahen në arrest ish-udhëheqësit e luftës dhe udhëheqësit politikë më vonë të Kosovës. Asnjë! Dhe unë uroj me zemër që ajo gjykatë të shpallë pafajësinë e tyre dhe kthimin e tyre në vendin e tyre”, tha Berisha.

Por Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor kauzën e UÇK-së dhe protestën për qëllime politike.

“Përdorimi për qëllime politike i procesit është një makabritet. Edi Rama u tërhoq, por unë kam këtu dëshmitë që ai ishte parashikuar të fliste mbi 1 orë. E kuptoni ju? Do bëhej patriot njeriu që me aktet e tij është ndaj Kosovës po aq armik sa Aleksandër Vuçiçi”, deklaroi ai.

Kryetari i Partisë Demokratike, Berisha, deklaroi se vota e socialistëve kundër rezolutës që dënonte gjenocidin serb në Kosovë është një nga aktet më të rënda të Parlamentit shqiptar.

“Një akt i tillë do të shkruhet me germa të zeza në muret e Parlamentit si akti më armiqësor i Parlamentit ndaj kombit shqiptar”, shtoi Berisha.

Në komunikimin me gazetarët, Berisha akuzoi presidentin e Republikës dhe Gjykatën Kushtetuese, të cilët, sipas tij, i ndërprenë në mënyrë të paligjshme mandatin anëtares së kësaj gjykate, Sonila Bejtja./vizionplus

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

37 min më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

2 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

2 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

2 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

5 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

5 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

5 orë më parë