
Peci: Rritja e AAK-së është surpriza më e madhe e këtyre zgjedhjeve
Në emisionin Click në RTV21, analisti Lulzim Peci vlerësoi se një nga zhvillimet më të rëndësishme të këtyre zgjedhjeve është rritja e mbështetjes për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Sipas ti
Në emisionin Click në RTV21, analisti Lulzim Peci vlerësoi se një nga zhvillimet më të rëndësishme të këtyre zgjedhjeve është rritja e mbështetjes për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Sipas tij, performanca e AAK-së përbën risinë kryesore të procesit zgjedhor, ndërsa theksoi se kalimi i pragut prej 8 për qind do të konsiderohej një sukses i madh për këtë subjekt politik.
“Kemi një ngritje të AAK-së. Kjo është risia kyçe e këtyre zgjedhjeve. Nëse AAK është mbi 8 për qind, do të jetë rezultat i jashtëzakonshëm”, tha Peci.
Ai shtoi se AAK-ja ka arritur të tejkalojë rezultatin e zgjedhjeve të shkurtit 2025, kur garonte në koalicion me Nismën Socialdemokrate.
“E ka tejkaluar rezultatin edhe të zgjedhjeve të shkurtit të vitit 2025 kur ka qenë me Nismën. Jemi rikthyer te rezultati i shkurtit të vitit 2025”, deklaroi Peci në Click të RTV21.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





