
Për tri ditë, nafta do të shitet për 3 centë më lirë, e benzina për 6 centë
Për tri ditë me radhë, nga sot, çmimet e derivateve në Kosovë do të shiten me çmime të njëjta. Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, çmimi i naftës nga
Për tri ditë me radhë, nga sot, çmimet e derivateve në Kosovë do të shiten me çmime të njëjta.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, çmimi i naftës nga sot do të shitet për 1.52 euro për litër, benzina për 1.43 euro për litër dhe gazi 0.74 euro.
Në njoftim thuhet se këto çmime vlejnë edhe për të dielën dhe të hënën.
Të premten çmimi i naftës ishte 1.55 euro për litër, tre centë më shtrenjtë se sot. Benzina ishte 1.49 euro, gjashtë centë më shtrenjtë se sot.
Nafta u shtrenjtua prej kur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që menjëherë mbylli Ngushticën e Hormuzit, e cila shfrytëzohet si rrugë detare për 20 për qind të naftës në nivel botëror.

Më të fundit
Të gjitha →
Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale





