Përfundoi nata e parë gjysmëfinale e ”Këngës Magjike”
Ka përfunduar nata e parë gjysmëfinale e festivalit “Kënga Magjike”. Për shkak të pandemisë, për herë të parë festivali nuk është zhvillua në Pallatin e Koncerteve. Bashkë me Ardit Gjebresan këtë ed
Ka përfunduar nata e parë gjysmëfinale e festivalit “Kënga Magjike”. Për shkak të pandemisë, për herë të parë festivali nuk është zhvillua në Pallatin e Koncerteve.
Bashkë me Ardit Gjebresan këtë edicion është këngëtarja Marsela Çibukaj.
Në skenën magjike të festivalit në natën e parë të festivalit performuan 15 këngëtarë big edhe 8 këngëtarë të kategorisë new artist.
Martina Sereqi, Andrea Vathaj, Kras, Urban Band dhe Niki, ishin artistët që arritën të merrnin votën e jurisë për të kaluar në kategorinë e artistëve Big.
Sonte pjesë e festivalit ishin edhe 8 artistë big internacional nga Greqia, Italia, Kroacia, Spanja, Belgjika dhe Gjeorgjia që do të performojnë në Kënga Magjike.
Këtë vit, pjesë e jurisë janë: Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë





