
Plagosje me armë zjarri në Prizren
Një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit dhe disa të tjerë janë lënduar gjatë një përleshje që ka ndodhur midis disa personave. Rasti ka ndodhur në orët e para të 7 majit në Prizren, ku në v
Një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit dhe disa të tjerë janë lënduar gjatë një përleshje që ka ndodhur midis disa personave.
Rasti ka ndodhur në orët e para të 7 majit në Prizren, ku në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy fishekë, dy thika, një shufër metalike dhe një boks hekuri.
“Të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i plagosuri është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK. Me vendim të prokurorit nëntë të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Bëhet e ditur se rasti po hetohet si tentativë për vrasje./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura






