Policia jep detaje për grabitjen në pompë të benzinës në Prishtinë
Nën kërcënim të armës në orët e hershme të mëngjesit të së martës është grabitur një pompë e benzinës në Prishtinë. I dyshuari me një veturë ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por ishte ndjekur n
Nën kërcënim të armës në orët e hershme të mëngjesit të së martës është grabitur një pompë e benzinës në Prishtinë.
I dyshuari me një veturë ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por ishte ndjekur nga policia ku më pas edhe është arrestuar.
Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 766 euro para kesh, dy telefona celular, dy pasaporta në emrin e tij dhe një fishek i armës së zjarrit.
Policia e Kosovës kanë dhënë detaje se si ndodhi e gjithë kjo.
“Dy viktimat meshkuj kosovarë kanë raportuar se derisa kanë qenë në vendin e punës, një person i maskuar nën kërcënim të armës kishte grabitur një shumë të parave. I dyshuari pasi e kishte kryer grabitjen, e kishte goditur në kokë njërin prej viktimave pastaj me një veturë ishte larguar nga ai lokacion. I dyshuari nga njësitë policore është tentuar të ndalohet, por i njëjti nuk ishte ndalur duke i rrezikuar kështu zyrtarët policor. Pas braktisjes së veturës në një lokacion, i njëjti ka vazhduar në këmbë dhe është arritur që të arrestohet nga njësitë policore, ku si pasojë e rezistencës, gjatë arrestimit të tij kanë pësuar lëndime zyrtarët policor. Gjatë kontrollit te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar 766 euro para kesh, dy telefona celular, dy pasaporta në emrin e tij, dhe një fishek i armës së zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore është konfiskuar edhe vetura të cilën e kishte përdorur i dyshuari”, njofton Policia.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






