Policia kufitare e Kosovës parandalon dy raste të kontrabandës me kafshë
Policia kufitare e Kosovës në aksion kundër kontrabandës ka arritur të parandalojë dy raste të tentativës për kontrabandë me kafshë. Rasti i parë është parandaluar në fshatin Ramijan të Komunës së Vit
Policia kufitare e Kosovës në aksion kundër kontrabandës ka arritur të parandalojë dy raste të tentativës për kontrabandë me kafshë.
Rasti i parë është parandaluar në fshatin Ramijan të Komunës së Vitisë, sot rreth orës 17:10. Policia ka arritur të identifikojë një kamion me targa kosovare, të cilin e drejtonte i dyshuari H. K, viti i lindjes 1971.
Gjatë kontrollit zyrtaret policor kanë vërejtur se i dyshuari në rimorkio kishte të ngarkuar 57 krerë dele për të cilat nuk posedonte kurrfarë dokumenti përkatës.
Në rastin e dytë, rreth orës 17:45 në rrugën Viti-Pozhoran, Komuna e Vitisë, është arritur të identifikohet automjeti kamion Mitsubish me targa kosovare, të cilin e drejtonte i dyshuari M. B, viti i lindjes 1974.
Gjatë kontrollit zyrtarët policor kanë vërejtur se i dyshuari në rimorkio kishte të ngarkuar 6 lopë, për të cilat nuk posedonte dokumente përkatëse.
Kafshët dyshohet të jenë futur në territorin e Kosovës përmes rrugëve ilegale nga Maqedonia e Veriut./21Media


Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






