Policia vret katër të dyshuar për përdhunim dhe vrasje
Katër personat kishin tentuar të arratiseshin Policia indiane ka qëlluar për vdekje katër burra të dyshuar për përdhunimin dhe vrasjen e një gruaje veterinere në Hyderabad javën e kaluar. Burrat ishin
Katër personat kishin tentuar të arratiseshin
Policia indiane ka qëlluar për vdekje katër burra të dyshuar për përdhunimin dhe vrasjen e një gruaje veterinere në Hyderabad javën e kaluar.
Burrat ishin në paraburgim policor të cilët u dërguan përsëri në vendin e krimit në orët e para të së premtes. Të dyshuarit u qëlluan kur u përpoqën të vidhnin armët e oficerëve dhe të arratiseshin, tha policia, transmeton rtv21.tv.
Mbetjet e djegura të viktimës 27-vjeçare u zbuluan të enjten e kaluar duke çuar në zemërim dhe protesta për mosveprimin e pretenduar të policisë.
Ndërkohë, pas kësaj fqinjët festuan me fishekzjarre dhe mijëra njerëz dolën në rrugë për të përshëndetur policinë./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival





