
Presidenca e konsideron “urgjencë shtetërore” konstituimin e Kuvendit
Presidenca e Kosovës po e sheh urgjencë shtetërore konstituimin e Kuvendit të Kosovës. “Presidenca e konsideron urgjencë shtetërore konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve të dala nga vullneti
Presidenca e Kosovës po e sheh urgjencë shtetërore konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
“Presidenca e konsideron urgjencë shtetërore konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve të dala nga vullneti i popullit. Në këtë periudhë të zhvillimeve dinamike në kontinent dhe sfidave globale që e prekin edhe rajonin tonë, krijimi sa më i shpejtë i institucioneve të reja në përputhje me procedurat e parapara në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është jetik për stabilitetin, përfaqësimin demokratik dhe për adresimin e interesave të qytetarëve”, kanë thënë nga Presidenca për rtv21.tv
Ndryshe, seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë nesër nga ora 11:00.
Kjo seancë vjen pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese për ngërçin në Kuvend.
Presidenca ka theksuar se zvarritja e deritanishme e konstituimit të Kuvendit ka dëmtuar jo vetëm kredibilitetin e institucioneve e zhvillimin e vendit, por edhe përparimin e vendit në arenën ndërkombëtare.
Presidenca ka apeluar të gjithë deputetët që të veprojnë me përgjegjësi të plotë, në frymën e bashkëpunimit dhe të mirëbesimit.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






