RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Presidenti i KE’së nesër në Kosovë, Policia do ta ndërprejë qarkullimin në disa segmente
🇽🇰 Kosova

Presidenti i KE’së nesër në Kosovë, Policia do ta ndërprejë qarkullimin në disa segmente

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të qëndrojë nesër për vizitë në Kosovë. Ai do të pritet në takim nga Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu. Sipas njoftimit të Preside

nga Venera Grabanica2 qershor 20262 qershor 2026

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të qëndrojë nesër për vizitë në Kosovë.

Ai do të pritet në takim nga Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.

Sipas njoftimit të Presidencës, takimi do mbahet në orën 11:00.

“Në orën 11:00, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, pret në takim Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa”, thuhet në njoftim.

Policia ka thënë se për të mundësuar zhvillimin e sigurt të aktiviteteve të parapara gjatë vizitës, do të ndërmarrë masa të përkohshme të kontrollit dhe rregullimit të trafikut. Këto masa mund të përfshijnë ndërprerje të shkurtra kohore të qarkullimit në segmente të caktuara rrugore, si dhe riorientim të trafikut në rrugë alternative, varësisht nga nevojat operative dhe vlerësimet e sigurisë.

“Policia e Kosovës do të punojë në koordinim me institucionet përkatëse për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës dhe për të minimizuar ndikimin e masave të sigurisë në lëvizjen e qytetarëve. Me këtë rast, Policia e Kosovës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve dhe të të gjithë pjesëmarrësve në trafik, si dhe respektimin e udhëzimeve të zyrtarëve policorë në terren. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë dhe garantimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët dhe zyrtarët ndërkombëtarë që vizitojnë Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

36 min më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

2 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

2 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

3 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

5 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

5 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

4 orë më parë