RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Presidenti i Këshillit Evropian në Tiranë

Pritet nga kryeministri Rama Një javë pas komisionerit për zgjerimin, Shqipërinë e viziton sot Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Ai u prit nga kryeministri, Edi Rama në një pritje zyrta

nga Kaltrina Berila24 janar 202024 janar 2020

Pritet nga kryeministri Rama

Një javë pas komisionerit për zgjerimin, Shqipërinë e viziton sot Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Ai u prit nga kryeministri, Edi Rama në një pritje zyrtare tek Pallati i Brigadave.

Më pas të dy zyrtarët do të kenë një konferencë për shtyp.

Kjo vizitë e kreut të Këshillit vjen një javë pas asaj të Komisionarit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Janari dhe shkurti janë muaj të rëndësishëm për institucionet e Bashkimit Evropian dhe vendet kandidate.

Në Bruksel po përgatitet metodologjia e re e zgjerimit, e vendosur si kusht nga Franca për të miratuar fillimin e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.

Gjithashtu kjo vizitë vjen edhe në prag të Konferencës së Donatorëve për Shqipërinë që do të mbahet më 17 shkurt në Bruksel. Michel më pas do të udhëtojë drejt Maqedonisë së Veriut.

Në të pritet të mblidhen fonde për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi, ritheksoi qëndrimin pozitiv të Komisionit për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Qëndrim ky i mbështetur edhe nga Presidentja e Komisionit Ursula Von Der Leyen, presidenca kroate e Këshillit nga Parlamenti Evropian.

Takimi i ardhshëm i Këshillit Evropian, ku pritet edhe një vendimmarrje për negociatat zhvillohet më 26 dhe 27 mars. Më tej gjatë vitit në muajin maj do të zhvillohet edhe Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Zagreb të Kroacisë./oranews

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

1 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

2 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

3 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

3 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

3 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

5 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

5 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

5 orë më parë