Presidenti ukrainas fton të huajt të luftojnë “kriminelët rusë të luftës”
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri një thirrje në llogaritë e tij të mediave sociale duke ftuar këdo që të vijë dhe të luftojë “krah për krah” me ukrainasit. Në postim thuhet ”Presidenti i Uk
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri një thirrje në llogaritë e tij të mediave sociale duke ftuar këdo që të vijë dhe të luftojë “krah për krah” me ukrainasit.
Në postim thuhet ”Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u drejtohet të gjithë qytetarëve të botës, miqve të Ukrainës, paqes dhe demokracisë”.
Kushdo që dëshiron të bashkohet me mbrojtjen e Ukrainës, Evropës dhe botës mund të vijë dhe të luftojë krah për krah me ukrainasit kundër ”kriminelëve rusë të luftës”.
Një postim më i detajuar thotë se shtetasit e huaj lejohen ligjërisht të bashkohen me mbrojtjen e Ukrainës dhe se një divizion i veçantë luftëtarësh po formohet, “Legjioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen Territoriale të Ukrainës”.
Udhëheqësi i Ukrainës ka theksuar më parë se si vendi është lënë të mbrohet vetë.
Aleatët perëndimorë kanë dërguar armë dhe municione, por nuk po i vënë ”çizmet në tokë”. Ukraina nuk është pjesë e aleancës mbrojtëse të NATO-s./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






