
Priten reshje të dobëta shiu, parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Sot vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme, duke sjellë një mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Sipas SHMU-së, parashikohen alternime të vranës
Sot vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme, duke sjellë një mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas SHMU-së, parashikohen alternime të vranësirave të pakta deri mesatare, të cilat në orët e mesditës dhe pasdites do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu, kryesisht në zonat malore.
Pjesa tjetër e territorit pritet të jetë pa reshje, me kushte të qëndrueshme atmosferike gjatë gjithë ditës.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare në jug, era do të jetë disi më e fortë, duke arritur herë pas here shpejtësinë 6-11 m/s.

Më të fundit
Të gjitha →
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë





