
Prokuoria Speciale kërkon paraburgim për kryeshefin e KEK-ut
Prokuroria Speciale ka bërë kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj pandehurit N.K Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themel
Prokuroria Speciale ka bërë kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj pandehurit N.K
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, ndaj kryeshefit të KEK-ut Nagip Krasniqi.
I njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe veprën penale ‘’Konflikti i interesit’’ nga neni 417 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së
Policia e Kosovës ka arrestuar Krasniqin të mërkurën nën dyshimin se ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, ish-shefi i qeverisë sllovene, Janez Jansha e ndërlidh me hetimet në rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili po dyshohet po ashtu për shpëlarje parash./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






