RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Prokuroria Speciale dhe Qeveria nuk merren vesh për dëshminë e Kurtit!
🇽🇰 Kosova

Prokuroria Speciale dhe Qeveria nuk merren vesh për dëshminë e Kurtit!

Kryeministri Albin Kurti ka vazhduar avazin e ditëve të kaluara duke refuzuar që të japë përgjigje nëse do t’i përgjigjet ftesës së dytë të Prokurorisë Speciale për të dhënë dëshminë e tij në një rast

nga B G25 dhjetor 202425 dhjetor 2024

Kryeministri Albin Kurti ka vazhduar avazin e ditëve të kaluara duke refuzuar që të japë përgjigje nëse do t’i përgjigjet ftesës së dytë të Prokurorisë Speciale për të dhënë dëshminë e tij në një rast penal që ka të bëjë me rezervat shtetërore. Derisa prokurorët e rastit janë në pritje të dëshmisë së tij, kryeministri tha se do të shkojë për përurime të rrugëve në Dragash e Malishevë.

Qeveria ka insistuar se prokurorët e Prokurorisë Speciale duhet të shkojnë në zyrën e kryeministrit për ta marr dëshminë e tij. Në një përgjigje të zëdhënësit të Qeverisë në fund të javës që shkoi thuhet se janë në pritje të një përgjigje nga Prokuroria ndaj kërkesës së tyre.

“Presim një përgjigje pozitive meqë sipas praktikës kjo nuk do të ishte hera e parë që një kryeministër intervistohet brenda zyrës së tij, dhe i mirëpresim në kryeministri’’, tha Kryeziu

Ndërkohë, Prokuroria Speciale nuk i është përgjigjur pyetjeve të televizionit nëse do t’i përgjigjen kërkesës së Qeverisë që prokurorët të shkojnë në objektin e Qeverisë për intervistim.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, konsideron se kryeministri Kurti është duke e shfrytëzuar brishtësinë e sistemit prokurorial të Kosovës dhe mungesën e guximit të prokurorëve të Prokurorisë Speciale të cilët, siç tha, nuk janë në gjendje që të ushtrojnë kompetencat dhe përgjegjësitë që ua ofron kodi i procedurës penale.

‘’Nëse çdo palë në procedurë edhe dëshmitarët refuzojnë që tiu përgjigjen ftesave sistemit prokurorial është një vepër penale për pengimin në administrimin e drejtësisë. Nëse prokurorët e vlerësojnë se kryeministri Kurti është duke e penguar administrimin e rastit penal që kanë nën hetim atëherë mund të merren pasa tjera për vepër penale”., tha Miftaraj për rtv21.

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, tregon edhe rrethanat se në cilat raste prokurorët mund të shkojnë tek adresa e dëshmitarit.

‘’Këto janë rastet kur dëshmitari është i sëmurë apo në gjendje të palëvizshme. Unë besoj se kryeministri as nuk është i sëmurë dhe as nuk është i palëvizshëm”, tha Miftaraj

Partitë opozitare refuzimin e kryeministrit Kurit për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale e quajnë praktikë të keqe ndaj sistemit të drejtësisë që, sic thonë, përçon mesazh të keq tek qytetarët. Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, tha se kryeministri po e përdor ftesën e Prokurorisë për parafushatë zgjedhore.

‘’Është e paprecendan që një rast i tillë të ndodh që në thirrjen e Prokurorisë të mos kemi përgjigje nga kryeministri. Unë e kuptoj që është fazë e herdhme e zgjedhjeve, por unë nuk konsideroj se përplasjet e tilla ndërmjet Prokurorisë dhe Qeverisë mund të shërbejnë si shembuj të mirë për qytetarët”, tha Deliu.

Avokati, Ardian Bajraktari, përmendi disa prej pasojave ligjore që mund të ketë kryeministri Kurti nëse vazhdon të mos i përgjigjet ftesës së Prokurorisë për dëshmi. Sipas tij, nga obligimet ligjore për të dhënë dëshmi në prokurori nuk përjashtohet as kryeministri.

‘’Prandaj në referencë të nënit 132 të kodit të procedurës penale në rast se dëshmitari i ftuar me rregull nuk paraqitet dhe nuk e arsyeton mos prezencën e tij ai mund të jetë subjekt i ndëshkimit me gjobë fillimisht dhe në rast se këtë do të vazhdoj ta bëjë edhe në rast të shqiptimit të gjobës atëherë ai mund të paraburgoset prej një muaji”, tha Bajraktari.

Kryeministri Albin Kurti është i ftuar nga Prokuroria Speciale për të dhënë dëshmi në lidhje me dyshimet për rezervat shtetërore. Për këtë vepër penale ishte marrë në pyetje nga prokurorët ministrja e Tregtisë Rozeta Hajdari, po ashtu ishte bastisë ministria që ajo drejton  dhe ishin arrestuar disa zyrtarë të kësaj ministrie./RTV21/21Media

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
LAJMI TJETËR →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

11 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

12 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

12 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

13 orë më parë