RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Protestat e studentëve në Serbi, Vuçiq edhe Kurtin e bën fajtor
🇽🇰 Kosova

Protestat e studentëve në Serbi, Vuçiq edhe Kurtin e bën fajtor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të enjten se “kërkesat e studentëve janë përmbushur prej kohësh, ndërsa shkuarjen e studentëve me biçikleta në Strasburg e quajti “performancë për publikun

nga Gentrita Xhemajli10 prill 202510 prill 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të enjten se “kërkesat e studentëve janë përmbushur prej kohësh, ndërsa shkuarjen e studentëve me biçikleta në Strasburg e quajti “performancë për publikun e gjerë”.

Vuçiq ka thënë se kjo është një përpjekje që meriton respekt, duke pohuar se studentët i “shikon pak më mirë” se të tjerët dhe sheh se “në furgon po transportonin biçikleta”.

“Mendoj se kërkesat e studentëve janë përmbushur prej kohësh, por sa më pak mbështetje, aq më shumë janë kërkesat”, ka thënë Vuçiq për Newsmax Balkans, duke pohuar se numri i kërkesave është në rritje dhe se kërkesën e gjashtë “e ka ngritur personalisht Albin Kurti”.

Sipas Vuçiqit, “ministri i Kurtit” në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut e ka sulmuar atë “pa arsye” për shkak se ka vizituar qytetarët e atij vendi të cilët janë pranuar për trajtim në Serbi me lëndime të rënda (tragjedia nga zjarri në diskotekën në Koçan).

“Unë jam fajtori”, tha Vuçiq.

Siç raporton “N1”, Vuçiq ka theksuar se qeveria ka treguar në të kaluarën se është e gatshme të pranojë rrahje dhe të durojë poshtërimin.

“Një dozë të tillë terrori e kemi ndjerë në pesë muajt e fundit pa asnjë reagim nga organet kompetente shtetërore dhe jam krenar për kapacitetet demokratike të Serbisë. Por – fryni bilbilin dhe lidhni rripin”, tha Vuçiq.

Ai e quajti edhe një herë “kriminele” dekanen e Fakultetit Filozofik nga Nishi, Natalija Jovanoviq, e cila u plagos me thikë gjatë një proteste të fundit në atë qytet dhe e cilësoi si person që bëri thirrje për linçim të pabindurve politikë në Nish.

Vuçiq shtoi se tani shumë janë në kërkim të dialogut, sepse “e kanë të qartë se revolucioni me ngjyra ka përfunduar”.

Nuk është vonë për bisedime, jo vetëm me mua, por edhe me të tjerët, theksoi Vuçiq, duke thënë se “ky lloj terrori nuk duhet të ndodhë më kurrë”, sepse e shkatërroi ekonominë e Serbisë.

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
LAJMI TJETËR →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

11 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

12 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

12 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

13 orë më parë