
Protestë para Kuvendit, qytetarët kërkojnë fundin e ngërçit politik
Disa qytetarë janë mbledhur në hyrje të Kuvendit të Kosovës për të protestuar kundër bllokimit të vazhdueshëm të konstituimit të institucioneve pas zgjedhjeve të fundit. Të pajisur me pankarta në duar
Disa qytetarë janë mbledhur në hyrje të Kuvendit të Kosovës për të protestuar kundër bllokimit të vazhdueshëm të konstituimit të institucioneve pas zgjedhjeve të fundit.
Të pajisur me pankarta në duar, protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me mesazhe si: “Kosova nuk mund të presë”, “Kushtetuta nuk është për lojë politike” dhe “Populli ka votuar, jo për t’u bllokuar”.
Ata kërkojnë që të formohen organet e shtetit, teksa shtuan se çdo ditë si qytetarë po shohin se si Kosova është duke shkruar në humbje nga mos formimi i institucioneve. /21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





