Putin akuzon Ukrainën për bllokimin e bisedimeve
Presidenti rus, Vladimir Putin i ka thënë kancelarit gjerman,Olaf Scholz se është Kievi dhe jo Moska ajo që po bllokon bisedimet e paqes. Deklarata rreth bisedës telefonike nga Kremlini me Olaf Scholz
Presidenti rus, Vladimir Putin i ka thënë kancelarit gjerman,Olaf Scholz se është Kievi dhe jo Moska ajo që po bllokon bisedimet e paqes.
Deklarata rreth bisedës telefonike nga Kremlini me Olaf Scholz erdhi pak përpara se Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitry Kuleba, i cili aktualisht ndodhet në Gjermani, t’u thoshte gazetarëve se mendonte se Rusia nuk kishte oreks as për bisedime për paqen dhe as për sigurinë, transmeton rtv21.tv.
Biseda e Putinit me Scholz-in gjithashtu e pa atë të përsëriste justifikimin e tij për pushtimin i cili përmendet si “një operacion i posaçëm ushtarak” dhe pretendoi se civilët që fshiheshin në fabrikën e çelikut në Mariupol mbaheshin nga forcat ukrainase.
Civilët ishin strehuar në fabrikën e çelikut për t’u fshehur nga sulmet e Rusisë./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






