RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
PZAP-ja dënon VV-në me 2,000 euro e PDK-në me 500
🇽🇰 Kosova

PZAP-ja dënon VV-në me 2,000 euro e PDK-në me 500

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar me 2,000 euro Lëvizjen Vetëvendosje pas ankesës së PDK-së kundër Qemajl Aliut, kandidat i VV-së për kryetar të Komunës së Shtime. PZAP-ja ka vërtet

nga Kaltrina Berila4 tetor 20254 tetor 2025

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar me 2,000 euro Lëvizjen Vetëvendosje pas ankesës së PDK-së kundër Qemajl Aliut, kandidat i VV-së për kryetar të Komunës së Shtime.

PZAP-ja ka vërtetuar se Aliu ka shfrytëzuar burime dhe institucionet publike shtetërore për fushatë personale.

“Paneli pasi që shqyrtoi pretendimet ankimore, ka gjetur se nga provat materiale e bashkangjitur ankesës, të Subjektit Politik Partia Demokratike e Kosovës, dhe shkresave tjera të lëndës, është vërtetuar se Qemajl Aliu, kandidat për kryetar të Shtimes nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook zyrtar të Komunës se Shtimes ku është e përfshirë fotografia dhe slogani elektoral i kandidatit për kryetar nga Lëvizja Vetëvendosje në Shtime, Qemajl Aliu, gjithashtu në postimin e bërë është shkruar ‘mbështetjen e fuqishme për klub e garave nuk do ta ndal as gjatë mandatit të ardhshëm’, me qëllim të përfitimit të votave nga qytetarët e Shtimes”, thuhet në arsyetimin e PZAP.

Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës është gjobitur me 500 euro pas ankesës së LVV-së se kandidati i PDK-së, Ilirik Musliu, ka vendosur material reklamues zgjedhor në udhëkqyrin mes Rrugës B dhe “Enver Maloku”.

“Paneli pasi që shqyrtoi pretendimet ankimore, ka gjetur se nga prova materiale e bashkangjitur ankesës, të Subjektit Politik PDK, dhe shkresave tjera të lëndës, paneli ka vlerësuar se kandidati Ilirik Musliu ka vendosur material reklamues zgjedhor në udhëkryqin mes Rrugës B dhe rrugës Enver Maloku, në Prishtinë”, arsyetoi PZAP.

LAJMI TJETËR →
​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti

Lexo edhe

Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

2 orë më parë
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

2 orë më parë
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

2 orë më parë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

2 orë më parë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

2 orë më parë
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Sport

​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete

53 min më parë
Futboll

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

1 orë më parë
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

4 orë më parë
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

5 orë më parë