Qendra e skijimit në Brezovicë e mbyllur edhe për dy ditë
Do të largohen dy ortekë Qendra e skijimit në Brezovicë edhe për dy ditë do të mbetet e mbyllur. Kjo si pasojë e disa ortekëve të mundshëm të cilët duhet të largohen. Drejtori i Agjencisë për Mbrojtje
Do të largohen dy ortekë
Qendra e skijimit në Brezovicë edhe për dy ditë do të mbetet e mbyllur. Kjo si pasojë e disa ortekëve të mundshëm të cilët duhet të largohen.
Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë, Ilir Morina ka njoftuar se janë gjetur shtatë ortekë të borës, dy prej tyre më të rrëzikshëm.
Motina tha se FSK do ta bëjnë largimin e ortekëve të borës.
“AMMK njofton se nga takimi i mbajtur nen organizimin e qendres se situatave me KFOR dhe FSK dhe pas punes dhe analizimit te situates ne Brezovice gjate dites se djeshme, ka dal me konkludimin se: nga 7 pika te zeza apo orteqe te mundshme, 5 prej tyre nuk paraqesin me rrezik per askend kurse dy jane me rrezikshmeri te mesme dhe i lihet FSK qe gjate dites se neserme e shtune te beje rreshqitjen dhe largimin e tyre”, thuhet në njoftimin e Ilir Morinës.
Ai tutje tha se qendra e Brezovicës mbetet e mbyllur edhe nesër dhe pasnesër.
Më 26 janar zëvendësministri i diasporës, Arian Daci 40 -vjeçar, humbi jetën në qendrën e skijimit në Brezovicë nga një ortek bore./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






