
Qeveria Tranzicionale, Murati i kërkon ‘ndihmë’ ChatGPT-së
Ministri në detyrë Hekuran Murati i ka kërkuar ChatGPT-së interpretim të nocionit Qeveri Tranzicionale. Ai me ndjekësit në rrjete sociale ka ndarë intrepretimin e ChatGPT-së duke thënë se, një propozi
Ministri në detyrë Hekuran Murati i ka kërkuar ChatGPT-së interpretim të nocionit Qeveri Tranzicionale.
Ai me ndjekësit në rrjete sociale ka ndarë intrepretimin e ChatGPT-së duke thënë se, një propozim i tillë është i rrezikshëm, sepse e kthen Kosovën në kohën e UNMIK-ut.
“Propozimi i Lumir Abdixhikut për një qeveri të tillë për Kosovën është skandaloz, dhe do të ishte mesazhi më i keq që do të mund t’i dërgohej bashkësisë ndërkombëtare.Republika e Kosovës ka Qeveri në detyrë, e cila ushtron funksionin kushtetues deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Nuk ka nevojë për eksperimente që na kthejnë në kohën e UNMIK-ut”, ka shkruar Murati.
Murati ka vazhduar ta fajësojë opozitën për mos konstituimin e Kuvendit. /21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





