RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaHendboll
Rahoveci kampion i Kosovës për herë të dytë
🤾 Hendboll

Rahoveci kampion i Kosovës për herë të dytë

Rahoveci është kampion i Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Titullin e dytë rresht Rahoveci e fitoi të enjten mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Në finalen e dytë të plejofit

nga Venera Grabanica22 maj 202522 maj 2025

Rahoveci është kampion i Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Titullin e dytë rresht Rahoveci e fitoi të enjten mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Në finalen e dytë të plejofit, Rahoveci e mposhti Kastriotin vendas me rezultat 34:32.

Rahovecasit e kanë fituar edhe finalen e parë, të dielën.

Ndeshja e dytë ishte dramë e vërtetë. Mysafirët ishin në epërsi të lehtë thuajse gjithë kohën. Por ferizajasit nuk u dorëzuan. Në minutën e 54-t shënuan për 23:22.

Më pas u shkëputën edhe në dy gola, 24:22. Humbën sulmin për shkëputje prej tri golave dhe Rahoveci u kthye. Egzon Gjuka shënoi fare në fund për 26:26.

Ndeshja shkoi në vazhdime nga pesë minuta. Lojtarët e Rahovecit shfaqën më shumë dhe fituan në fund 34:32.

Gjuka e Alban Haziri i shënuan nga shtatë gola te Rahoveci. Nga pesë i shtuan Mali Luzha e Arbios Mushkolaj, ndërsa gjashtë gola, katër nga penalltia, i realizoi Victor Alonso.

Te Kastrioti nëntë gola i shënoi Deniz Terziqi. Pesë i kishte Lulzim Shabani e gjashtë Yassine Henahen, pesë prej tyre nga penalltia. Pritje të shumta sërish kishte Wadi Chebbi.

Trofeun e kampionit, kapitenit të Rahovecit, Egzon Vuqitërna, ia ndau presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci.

Medaljet e arta dhe të argjendta i ndanë nënkryetari i FHK-së, Xhavit Morina dhe anëtari i bordit të FHK-së, Eugen Saraçini.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

23 min më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

1 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

2 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

2 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

4 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

5 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

5 orë më parë