RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
Rama: Kemi shembur mbi 100 ngrehina pa leje, Thethi do të pastrohet
🗺️ Rajoni

Rama: Kemi shembur mbi 100 ngrehina pa leje, Thethi do të pastrohet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sërish për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth ku vijon pastrimi i mbetjeve inerte të këtyre objekteve. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook,

nga Gentrita Xhemajli14 korrik 202514 korrik 2025

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sërish për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth ku vijon pastrimi i mbetjeve inerte të këtyre objekteve.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka shkruar se deri më tani janë shembur mbi 100 objekte pa leje, të ndërtuara nga 40 subjekte në mënyrë të paligjshme në Theth, përfshirë struktura me mure, konstruksione metalike dhe me dru.

Sipas Ramës, ndërtimet pa leje në Theth janë një “marrëzi kriminale”, që dëmton historinë, ligjin dhe turizmin.

Ai e ka cilësuar aksionin e qeverisë si fazën e dytë të Rilindjes Urbane 2.0, që sipas tij është domosdoshme për Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

“Ka nisur sot në Theth me mbështetjen e forcave të xhenjos, pastrimi i mbetjeve inerte të ekzekutimit të vendimeve në ngarkim të 40 subjekteve që kishin mbjellë mbi 100 ngrehina pa leje – nga ato me mure tek ato me kontruksion metalik e me dru – në dhunim ekstrem të ligjit për zonat e mbrojtura, të historisë e të pejsazhit magjepsës të asaj zone dhe të turizmit që kanë kultivuar në vite ata që kanë sakrifikuar për ta bërë Thethin destinacionin që është sot. Forcat e xhenjos nuk do të largohen nga Thethi deri kur të jetë hequr edhe mbeturina e fundit, ndërkohë që mbetet edhe nje godinë masive për t’u shembur, që të përmbyllet ekzekutimi i plotë i vendimeve të IKMT dhe rikthimi i Thethit në normalitetin e para kësaj marrëzie kriminale. Ka filluar Rilindja Urbane 2.0 si domosdoshmëri jetike për Shqipërinë 2030 në BE”, ka shkruar Rama.

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
LAJMI TJETËR →
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

28 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

28 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

44 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

59 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

13 orë më parë