RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
Rama: S’ka ende projekt për Zvërnecin
🗺️ Rajoni

Rama: S’ka ende projekt për Zvërnecin

nga Gentrita Xhemajli5 qershor 20265 qershor 2026
Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ka arsye për shqetësim lidhur me investimin e propozuar në Zvërnec, duke theksuar se ende nuk ekziston një projekt i miratuar. Nga Tivati i Malit të Zi, ku mori pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, Rama tha se debati publik duhet të mbështetet te faktet dhe jo te spekulimet. Kreu i qeverisë i cilësoi si pjesë të një “lufte hibride” pretendimet që lidhin projektin me zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza në Shqipëri, duke akuzuar aktorë të jashtëm iranianë për përhapjen e narrativave të rreme në rrjetet sociale. “Faktet kanë gjithmonë rëndësi. S’ka arsye për t’u shqetësuar sa kohë që nuk ka projekt”, u shpreh Rama. Ndërsa lidhur me protestat, ai u shpreh se ato janë pjesë e jetës demokratike, por nuk duhet të devijojnë debatin nga faktet dhe proceset reale të vendimmarrjes. “Nuk ka të bëjë me ambientalistët,  ka të bëjë me një luftë hibride. Armiq të vendit, të gjithë i njohim. Të gjithë ata që e dinë historinë e vendit tonë, i njohin ata, iranianët që janë angazhuar edhe më herët në sulme kibernetike. Na kanë bërë shumë dëme dhe jemi detyruar t’i nxjerrim nga vendi. Janë pjesë e kësaj për të nxitur narrativën, për të thënë që projekti nuk është ajo që thuhet, por është një marrëveshje mes Netanyahut, gatuar nga Jared Kushner për të sjellë palestinezët nga Gaza në Shqipëri. Keni parë video të rreme me qindra mijëra njerëz që bërtasin “Izrael shko në shtëpi”, por në të vërtetë në Shqipëri nuk ka asgjë të tillë. Nga ana tjetër, ata janë vërtet njerëz që kanë një shqetësim, por asgjë nuk është gati, sepse nuk ka një projekt. Do të presim për projektin dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”, tha Rama./vizionplus.tv
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
LAJMI TJETËR →
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

Lexo edhe

Rama reagon sërish pas protestës për Zvërnecin: Shqipëria do bëhet, pavarësisht zhurmës së kundërshtarëve
Rajoni

Rama reagon sërish pas protestës për Zvërnecin: Shqipëria do bëhet, pavarësisht zhurmës së kundërshtarëve

3 qershor 2026
Rama për protestuesit: Po dëmtojnë turizmin dhe po ushtrojnë bullizëm në rrjetet sociale
Rajoni

Rama për protestuesit: Po dëmtojnë turizmin dhe po ushtrojnë bullizëm në rrjetet sociale

14 qershor 2026
Antonio Costa takohet sot me Ramën, zbardhet agjenda e vizitës
Rajoni

Antonio Costa takohet sot me Ramën, zbardhet agjenda e vizitës

2 qershor 2026
Haradinaj për Kurtin: Kush është ky njeri? A është me të vërtetë kundër gazit apo kundër Amerikës?
Kosova

Haradinaj për Kurtin: Kush është ky njeri? A është me të vërtetë kundër gazit apo kundër Amerikës?

14 qershor 2026
Haxhimusa: Kosova s’e ka luksin t’i thotë jo gazit amerikan
Kosova

Haxhimusa: Kosova s’e ka luksin t’i thotë jo gazit amerikan

11 qershor 2026
Costa nga Tirana: Zgjerimi i BE-së, domosdoshmëri
Rajoni

Costa nga Tirana: Zgjerimi i BE-së, domosdoshmëri

2 qershor 2026

Më të fundit

Të gjitha →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

1 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

2 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

2 orë më parë