RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Raporti i KE-së: Kosova i përmbushë kriteret e liberalizimit të vizave
🇽🇰 Kosova

Raporti i KE-së: Kosova i përmbushë kriteret e liberalizimit të vizave

Në raportin e parë për zbatimin e kritereve të liberalizimit të vizave, Kosova vlerësohet si shtet që vazhdon t’i përmbushë kërkesat e përcaktuara. Megjithatë, gjetjet e raportit të Komisionit Evropia

nga Gentrita Xhemajli22 dhjetor 202522 dhjetor 2025

Në raportin e parë për zbatimin e kritereve të liberalizimit të vizave, Kosova vlerësohet si shtet që vazhdon t’i përmbushë kërkesat e përcaktuara.

Megjithatë, gjetjet e raportit të Komisionit Evropian tregojnë se gjatë vitit 2024 ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të aplikimeve për azil, me mbi 6.700 kërkesa të regjistruara. Raporti mbulon vitin 2024 dhe, rrjedhimisht, është i pari që vlerëson Kosovën që nga fillimi i zbatimit të regjimit të lëvizjes së lirë, më 1 janar të këtij viti.

Në raportin e Komisionit Evropian theksohet se parandalimi i kërkesave të pabazuara për azil duhet të mbetet prioritet për të gjithë partnerët që gëzojnë regjim pa viza, e në veçanti për Kosovën, Shqipërinë, Gjeorgjinë dhe Moldavinë.

Në kapitullin kushtuar Kosovës, raporti nënvizon se autoritetet vendore duhet të adresojnë në mënyrë më efektive fenomenin e kërkesave të pabazuara për azil. Në këtë kuadër, nga Kosova kërkohet të forcojë iniciativat në bashkëpunim me shtetet anëtare të BE-së për monitorimin dhe frenimin e numrit të këtyre kërkesave të paraqitura nga qytetarët e saj.

Edhe pse pranohet se autoritetet kanë zhvilluar fushata të mira për ndërgjegjësimin e publikut, Komisioni Evropian kërkon që Prishtina zyrtare të vazhdojë këtë proces, me qëllim që qytetarët të informohen qartë për të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga regjimi pa viza me Bashkimin Evropian.

Po ashtu, nga Kosova kërkohet të përshtasë listën e shteteve shtetasit e të cilave kanë nevojë për vizë për në BE, por jo edhe për në Kosovë, në mënyrë që të parandalohet keqpërdorimi i regjimit dhe rreziku potencial për migracionin dhe sigurinë. Në momentin e liberalizimit, Kosova kishte marrëveshje pa viza me 19 vende, ndërsa ky numër është zvogëluar në 17.

Një tjetër kërkesë e adresuar autoriteteve vendore lidhet me masat për parandalimin e lëshimit të dokumenteve të identitetit dhe udhëtimit me identitete të rreme, si dhe me përmirësimin e kapaciteteve për zbulimin e dokumenteve të falsifikuara. Sipas raportit të Komisionit Evropian, duhet të ruhet bashkëpunimi i vazhdueshëm me Interpolin për dokumentet e humbura dhe të vjedhura, si dhe të zbatohet plotësisht Ligji i ri dhe Udhëzimi Administrativ për Kartat e Identitetit, me qëllim rritjen e sigurisë së përgjithshme të dokumenteve./RTK

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

45 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

13 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

13 orë më parë