RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBasketboll
​Rifati: Jam i shokuar me deklarimet e Marmarinos, i kërkova sqarime
🏀 Basketboll

​Rifati: Jam i shokuar me deklarimet e Marmarinos, i kërkova sqarime

Ish-përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Christos Marmarinos ka lëshuar deklarata tronditëse për kohën e tij në Kosovë, duke thënë se kushtet në të cilat ka punuar në vendin tonë ish

nga Kaltrina Berila9 dhjetor 20239 dhjetor 2023

Ish-përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Christos Marmarinos ka lëshuar deklarata tronditëse për kohën e tij në Kosovë, duke thënë se kushtet në të cilat ka punuar në vendin tonë ishin kushte të një “bote të tretë” dhe me shumë telashe në organizim.

Për teknikun grek udhëtimi në Kosovë ishte si udhëtim me një makinë kohe që të kthen prapa në vitet e 70-ta.

Me deklarimet e tij ka mbetur i shokuar, trajneri Arbnor Rifati, i cili ishte ndihmës i Marmarinos gjatë asaj periudhe. Rifati ka thënë se ka kërkuar sqarime nga tekniku grek në lidhje me deklarimet e tij.

“Me të vërtetë jam shokuar dhe nuk mund ta mohoj që me trajnerin Christos Marmarinos kemi pasur relacion të mirë, unë madje së paku njëherë në muaj shkëmbejmë mesazhe mes vete në mënyrë shoqërore që na kanë mbetur. Ne kemi pasur një eksperiencë shumë të mirë me atë, por reagimi i tij pse erdhi, unë definitivisht jam shokuar kur e kam lexuar dhe madje i kam shkruar i kam thënë: ‘Çfarë është ky reagim, nuk e kemi pritur nga ty, të kemi llogaritur si vëlla e kështu’…Nëpërmjet mediumit tuaj e konstatoj që ato kanë qenë të gjitha të pavërteta.”, ka thënë Rifati.

Rifati shtoi se me reagimin e tij, Maramrinos ka pasur për qëllim që ta justifikojë dështimin e tij në Kosovë.

“Ndoshta ka pasur dëshirë ta rregullojë CV-në e tij sepse nuk ka qenë shumë i njohur si trajner, ka qenë ndihmës-trajner në Olimpiakos, por asnjëherë trajner i ekipit të parë apo ndonjë kombëtareje. Ndoshta ka qenë qëllimi i tij ta pasurojë CV-në me rezultate të mira dhe ndoshta e ka gjetur edhe si justifikim për dështimin e tij që ta hedh fajin në anën tonë që nuk ka pasur organizim, ajo nuk qëndron”, ka thënë Rifati.

Ndryshe, pas largimit të Marmarinos, Federata e Basketbollit të Kosoves ia ka besuar këtë detyrë trajnerit izraelit, Rami Hadar.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

1 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

2 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

3 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

3 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

3 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

5 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

5 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

5 orë më parë