Rifillimi i mësimit, policia apelon për kujdes në trafik
Thirrje për rritjen e sigurisë në rrugë Sot në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës pritet të fillojë gjysmë vjetori i dytë i vitit shkollor 2019/20. Me këtë rast, Policia e Kosovës uron
Thirrje për rritjen e sigurisë në rrugë
Sot në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës pritet të fillojë gjysmë vjetori i dytë i vitit shkollor 2019/20. Me këtë rast, Policia e Kosovës uron një vit të mbarë dhe të suksesshëm të gjithë nxënësve, prindërve dhe personelit arsimor, si dhe me këtë rast u bënë thirrje të gjithë pjesëmarrëseve në trafik për shtimin e kujdesit gjatë lëvizjes në rrugë.
Kjo thirrje për rritjen e sigurisë në rrugë, në radhë të parë iu drejtua drejtuesve të mjeteve që të kenë parasysh prezencën e nxënësve në rrugë veçanërisht në zonat afër objekteve shkollore, të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut në mënyrë që të rritet siguria për nxënës gjatë lëvizjes nga shtëpia në shkollë dhe anasjellas.
Nga nxënësit dhe këmbësorët e tjerë gjithashtu kërkohet kujdes dhe vëmendje e shtuar dhe këshillohen që mos të ecin nëpër shirita qarkullues por të ecin nëpër trotuare, ndërsa për kalimin e rrugës të shfrytëzojnë vendkalimet e shënuara për këmbësorë.
Në ato pjesë të rrugës ku nuk ka trotuare, policia rikujton se këmbësorët duhet lëvizin pranë skajit të rrugës në anën e majtë të drejtimit të lëvizjes, të mos bartin kufje në vesh dhe të jenë të kujdesshëm gjatë ecjes.
“Duke pas parasysh se ndodhemi në sezonin dimëror kur mbizotërojnë temperaturat e ulëta të cilat mund të përcjellën me reshje bore dhe ngrica në rrugë, rrjedhimisht këta faktorë kanë ndikim në shtimin e aksidenteve dhe vështirësive në qarkullim. Për siguri të fëmijëve udhëzohen prindërit që t’i shoqërojnë fëmijët e tyre të vegjël nga shtëpia deri në shkollë dhe anasjellas si dhe të kenë kujdes që veshja e fëmijëve të jetë e përshtatshme për këtë sezon dhe të përmbajë materiale reflektuese për tu vërejtur më lehtë nga pjesëmarrësit tjerë në trafik”, thekson Policia e Kosovës.
Në rast se transporti i nxënësve bëhet me automjete, të mos pengohet qarkullimi i trafikut me ndalje të parregullta në rrugë apo në hyrje-dalje të shkollave, por t’i shfrytëzojnë hapësirat e përshtatshme apo ndonjë vend parkim në afërsi të shkollës.
Policia e Kosovës paralajmëron masa ligjore ndaj atyre të cilët bëjnë shkelje të ligjeve dhe rregullave të trafikut dhe me veprime të tilla i rrezikojnë pjesëmarrësit apo e pengojnë qarkullimin e trafikut. /21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






