RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rivarrosen mbetjet mortore të dy viktimave të luftës

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka bërë të ditur se se janë rivarrosur mbetjet mortore të dy viktimave të luftës, Feriz Mrasori dhe Ilmi Aliu. Komisioni bëri me dije se pardje (18 dhjetor)

nga Venera Grabanica20 dhjetor 202420 dhjetor 2024

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka bërë të ditur se se janë rivarrosur mbetjet mortore të dy viktimave të luftës, Feriz Mrasori dhe Ilmi Aliu.

Komisioni bëri me dije se pardje (18 dhjetor) është bërë rivarrimi i mbetjeve të Feriz Mrasorit në Pastasel të Rahovecit, ndërsa sot në Strofc të Vushtrrisë janë rivarrosur mbetjet mortore të Hilmi Aliut.

Të shtunën do të rivarrosen mbetjet mortore të Sylejman Demës në Rahovec.

“Pas gjetjes dhe zhvarrimit gjatë vitit 2023, dhe procesit të identifikimit përmes analizës shkencore të ADN-së, në respektim të kërkesave të familjeve, janë rivarrosur mbetjet mortore të dy viktimave të luftës, Feriz Mrasori dhe Ilmi Aliu. Më 18 dhjetor 2024, në Pastasel, u krye rivarrimi i mbetjeve mortore të Feriz Mrasorit. Sot, më 20 dhjetor 2024, në varrezat e fshatit Strofc, janë rivarrosur mbetjet mortore të Hilmi Aliut. Ndërsa nesër, më 21 dhjetor 2024, në Rahovec, do të kryhet rivarrimi i mbetjeve mortore të Sylejman Demës”, thuhet në njoftim.

Komisioni ka theksuar se tre viktimat e luftës në Kosovë ishin në listën e personave të zhdukur.

LAJMI TJETËR →
​Kosova fiton medalje të bronztë në debutimin historik të kickboksit në Lojërat Mesdhetare

Lexo edhe

Kosova

​Të dhënat e reja për pikat kufitare, mbi dy orë pritje për të hyrë në Kosovë

36 min më parë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

3 orë më parë
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

3 orë më parë
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

3 orë më parë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

3 orë më parë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Futboll

​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti

1 orë më parë
Sport

​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete

2 orë më parë
Futboll

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

2 orë më parë
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

3 orë më parë