
Ronaldo shkruan histori në moshën 38 vjeçare
Cristiano Ronaldo është bërë lojtari i parë në histori të futbollit që ka prekur numrin e 200 ndeshjeve me kombëtare. Superylli portugez do ta bëjë sot paraqitjen e tij të 200-të kundër Islandës, pasi
Cristiano Ronaldo është bërë lojtari i parë në histori të futbollit që ka prekur numrin e 200 ndeshjeve me kombëtare.
Superylli portugez do ta bëjë sot paraqitjen e tij të 200-të kundër Islandës, pasi që është titullar në formacionin zyrtar të Portugalisë.
Fillimisht, Ronaldo vuri një rekord të ri duke bërë paraqitjen e 197 kundër Lihtenshtajnit më 23 mars, duke e shënuar këtë rekord me dy gola.
Ai bëri paraqitjen e tij të 199 me Portugalinë kundër Bosnjës dhe Hercegovinës në kualifikimet e Euro 2024 të shtunën e kaluar.
Ronaldo e kaloi pikën e 180 paraqitjeve, të vendosur nga spanjolli Sergio Ramos, në vitin 2021, ndërsa paraqitja e tij kundër Marokut në çerekfinalen e Kupës së Botës Katar 2022 e barazoi atë me rekordin e mëparshëm botëror të Bader Al-Mutawa me 196 paraqitje për Kuvajtin.

Më të fundit
Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro





