RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaFutboll
Rooney harron Ronaldon: Messi më i miri në botë
Futboll

Rooney harron Ronaldon: Messi më i miri në botë

Wayne Rooney do të zemërojë tifozët e ish-shokut të tij të skuadrës, Cristiano Ronaldo, pasi ai tha se Lionel Messi është më i miri i të gjitha kohërave, përpara ardhjes së superyllit argjentinas në I

nga B.K11 korrik 202311 korrik 2023

Wayne Rooney do të zemërojë tifozët e ish-shokut të tij të skuadrës, Cristiano Ronaldo, pasi ai tha se Lionel Messi është më i miri i të gjitha kohërave, përpara ardhjes së superyllit argjentinas në Inter Miami.

Trajneri i DC United, i cili kaloi në Major Soccer League (MLS) në vitin 2018, u shpreh i emocionuar përpara ardhjes së Messit.

Messi u largua nga Paris St-Germain këtë verë dhe do t’i bashkohet Inter Miamit si lojtar i lirë, me prezantimin e tij në klub që pritet të bëhet më 16 korrik.

Gjatë një interviste për “Sky Sports”, Rooney foli për transferimin e një emri të madh dhe se si ai frymëzon Miamin.

“Është një lëvizje e shkëlqyer, padyshim, për MLS-në. Në aspektin komercial, do të jetë i madh. Do të tërheqë më shumë interes për lojën nga rajone të ndryshme të botës, jam i sigurt se do ta bëjë këtë gjithashtu sepse po sjell padyshim lojtarin më të mirë të gjitha kohërave”, tha Rooney.

“Jam i sigurt se ai do të vijë këtu dhe do të jetë konkurrues dhe do të përpiqet të ndihmojë Miamin të ngjitet në tabelë. Unë mendoj se jo vetëm tifozët, por trajnerët, lojtarët, të gjithë janë të emocionuar që e kanë atë në ligë”, tha më tej Rooney.

Megjithatë, komentet e tij ka të ngjarë të ngjallin zemërim në mesin e fansave të Ronaldos që e konsiderojnë Messin si më të madhin.

Ka kohë që vazhdon rivaliteti mes tifozëve të Messit dhe Ronaldos se kush është futbollisti superior. Të dy lojtarët së bashku kanë 12 Topa të Artë – pesë në emrin e Ronaldos dhe shtatë në të Messit.

Ndërkohë, Rooney kishte kontakte të ngushta me të dy yjet e futbollit pasi ai u shfaq përkrah Ronaldos gjatë ditëve të tyre së bashku te Manchester United dhe kundër Messit gjatë një prej ndeshjeve mes skuadrave të tyre në Ligën e Kampionëve.

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
LAJMI TJETËR →
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

35 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

35 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

51 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

13 orë më parë