
Rrahu gruan, arrestohet 69-vjeçari
Një 69 -vjeçar nga fshati Varosh i Ferizajt është arrestuar sot pasi që i njëjti ka rrahur bashkëshorten. “Në lidhje me këtë policët rendit e më pas policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menj
Një 69 -vjeçar nga fshati Varosh i Ferizajt është arrestuar sot pasi që i njëjti ka rrahur bashkëshorten.
“Në lidhje me këtë policët rendit e më pas policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin R.J (M/K) i moshës 69 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje i kishte shkaktuar lëndime trupore bashkëshortes së tij M.J ( F/K) e moshës 63 vjeçare”, ka njoftuar Policia.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje dhe lëndim trupor”./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës





