Rreth 70 afganë strehohen në Maqedoninë e Veriut
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se 67 afganë të rinjë janë strehuar përkohësisht sot në Maqedoninë e Veriut. Ky grup i shtetasve të Afganistanit ka aterruar sot në Aeroportin Ndërkombëtar t
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se 67 afganë të rinjë janë strehuar përkohësisht sot në Maqedoninë e Veriut.
Ky grup i shtetasve të Afganistanit ka aterruar sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Ata janë të punësuar në organizatën Instituti Nacional për Demokraci dhe Fondacioni Nacional për Demokraci si dhe familjarë të tyre.
“Duke vazhduar me rolin aktiv të një shteti solidar, Maqedonia e Veriut i ka siguruar qëndrim të përkohshëm deri në largimin në shtetin e tretë. Kjo është pjesë e operacionit ndërkombëtar për ndihmë të popullsisë afgane e cila është në rrezik nga qeveria talibane”, është bërë e ditur mes tjerash në kumtesën e Qeverisë, transmeton TV21./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale





