
Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në dy kantiere ndërtimi, një në Prizren dhe një në Suharekë, pas konstatimit të shkeljeve të rënda të rregullave të sigurisë në punë. Sipas njoftimit të
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në dy kantiere ndërtimi, një në Prizren dhe një në Suharekë, pas konstatimit të shkeljeve të rënda të rregullave të sigurisë në punë.
Sipas njoftimit të institucionit, gjatë inspektimeve janë evidentuar parregullsi që paraqisnin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëtorëve.
“Si rezultat, Inspektorati Qendror i Punës ka marrë vendim për ndalimin e menjëhershëm të punimeve në të dy kantieret deri në eliminimin e plotë të parregullsive të evidentuara. Këto masa synojnë parandalimin e aksidenteve në vendin e punës dhe garantimin e kushteve të sigurta për punëtorët”, thuhet në njoftim.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





