Rrëzohet avioni ushtarak amerikan në stërvitjen e NATO-s
Një avion ushtarak amerikan me katër persona në bord u rrëzua në veri të Norvegjisë, thanë të premten policia lokale dhe Qendra e Përbashkët e Koordinuese e Shpëtimit (JRCC). Aeroplani MV-22B Osprey q
Një avion ushtarak amerikan me katër persona në bord u rrëzua në veri të Norvegjisë, thanë të premten policia lokale dhe Qendra e Përbashkët e Koordinuese e Shpëtimit (JRCC).
Aeroplani MV-22B Osprey që i përkiste Trupave Detare të SHBA-së po merrte pjesë në një stërvitje ushtarake të NATO-s.
“Ne kemi zbuluar një avion që është rrëzuar. Nuk kemi parë asnjë shenjë jete. Na është thënë se është një avion amerikan me katër amerikanë në bord,” tha shefi i shtabit të policisë së Nordland, Bent Eilertsen për Reuters.
Për shkak të motit të keq, avioni i shpëtimit nuk mundi të ulet. Në vend të kësaj, policia dhe shërbimet e shpëtimit po përpiqeshin të arrinin në vend nga toka, por ishte e paqartë se sa kohë mund të zgjaste.
“Është errësirë, kushtet e motit janë të këqija dhe ekziston rreziku i orteqeve”, tha Eilertsen, shkruan Reuters.
Moti në zonë ishte i keq, me përkeqësim të kushteve./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






