RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Rriten çmimet, inflacioni arrin 6.8 për qind
🇽🇰 Kosova

Rriten çmimet, inflacioni arrin 6.8 për qind

nga B G10 qershor 202610 qershor 2026
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) në Kosovë shënoi rritje vjetore prej 6.8 për qind në muajin maj 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa në baza mujore u regjistrua rënie prej 0.4 për qind, bën të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).\r\n\r\nSipas ASK-së, rritja vjetore e çmimeve u ndikua kryesisht nga shtrenjtimi i transportit me 14.1 për qind, strehimit, ujit, energjisë elektrike, gazit dhe lëndëve të tjera djegëse me 13.2 për qind, si dhe pijeve alkoolike, duhanit dhe narkotikëve me 5.6 për qind, raporton KosovaPress.\r\n\r\nKontribut në rritjen e inflacionit dhanë edhe restorantet dhe shërbimet e akomodimit me 5.3 për qind, ushqimet dhe pijet joalkoolike me 5.1 për qind, shëndetësia me 4.1 për qind, mobiljet dhe pajisjet shtëpiake me 3.6 për qind, kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallrat e shërbimet e ndryshme me 3.0 për qind, rekreacioni, sporti dhe kultura me 2.7 për qind, si dhe veshja dhe këpucët me 2.4 për qind.\r\n\r\nNë anën tjetër, ASK-ja bëri të ditur se ulje vjetore e çmimeve është evidentuar vetëm te shërbimet arsimore, me 0.6 për qind.\r\n\r\nSa i përket lëvizjes mujore të çmimeve, në maj 2026 IHÇK-ja ra me 0.4 për qind krahasuar me prillin.\r\n\r\nKjo rënie u ndikua kryesisht nga çmimet më të ulëta në transport, që shënuan zbritje prej 2.0 për qind, strehimin, energjinë dhe lëndët djegëse me 0.7 për qind, ushqimet dhe pijet joalkoolike me 0.2 për qind, si dhe kujdesin personal dhe shërbimet e ndryshme me 0.1 për qind.\r\n\r\nNdërkohë, rritje mujore e çmimeve u regjistrua te pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët, si dhe te shëndetësia me nga 0.7 për qind, mobiljet dhe pajisjet shtëpiake me 0.6 për qind, informacioni dhe komunikimi me 0.3 për qind, veshja dhe këpucët me 0.3 për qind, si dhe restorantet dhe shërbimet e akomodimit me 0.2 për qind.\r\n\r\nSipas të dhënave të ASK-së, norma vjetore e inflacionit mbetet në nivel të lartë, pavarësisht lehtësimit të presioneve të çmimeve në baza mujore.\r\n\r\nNdryshe, inflacionit në muajin prill 2026 kishte arritur në 7.5 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
LAJMI TJETËR →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Lexo edhe

Çmimet e konsumit në Kosovë u rritën për 5,3% në dhjetor
Ekonomi

Çmimet e konsumit në Kosovë u rritën për 5,3% në dhjetor

12 janar 2026
​Inflacioni në rritje, shporta familjare gjithnjë e më e papërballueshme
Ekonomi

​Inflacioni në rritje, shporta familjare gjithnjë e më e papërballueshme

14 dhjetor 2025
Ekonomia e Kosovës në dekadën e fundit: Rritje në shifra, ulje në jetën reale
Ekonomi

Ekonomia e Kosovës në dekadën e fundit: Rritje në shifra, ulje në jetën reale

11 janar 2026
Bajrami: Rritja ekonomike 5.43% nuk mjafton përballë inflacionit 7.5%
Lajme

Bajrami: Rritja ekonomike 5.43% nuk mjafton përballë inflacionit 7.5%

13 qershor 2026
Rekord, mbi 600 milionë euro mbitërheqje nga qytetarët dhe bizneset
Biznes

Rekord, mbi 600 milionë euro mbitërheqje nga qytetarët dhe bizneset

1 shkurt 2026
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Kosova

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

14 qershor 2026

Më të fundit

Të gjitha →
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë