RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Rritet numri i grave që kryejnë abort
🇽🇰 Kosova

Rritet numri i grave që kryejnë abort

Numri i grave që kryejnë abort artificial ka shënuar rritje për më shumë se 10 raste në shtatë mujorin e parë të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në Klinikën e Gjinekolo

nga Kaltrina Berila9 shtator 20239 shtator 2023

Numri i grave që kryejnë abort artificial ka shënuar rritje për më shumë se 10 raste në shtatë mujorin e parë të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), deri në gjysmën e gushtit të këtij viti, 71 gra kanë kryer abort me vetëdëshirë.

Gjinekologët dhe psikologët vlerësojnë se aborti shkakton dëme shëndetësore dhe psikologjike. Ndërkaq, sociologët listojnë disa faktorë që mund ta shtyjnë një grua të kryej abort.

Drejtori i Klinikës Gjinekologjike në QKUK, Zef Ndrejaj tha se aborti nuk duhet të përdoret si mjet kontraceptiv, për shkak se ka shumë dëme dhe pasoja, derisa shtoi se këtë vit ka një rritje të lehtë të rasteve që kryejnë abort artificial.

“Numri i aborteve gjatë vitit 2023, deri më tani është gjithsej 71, nëse flasim për abortet artificiale, pra që kryhen me vetë dëshirë, por nëse e marrim numrin e përgjithshëm edhe të aborteve që kryhen për shkak të shkaqeve mjekësore, atëherë numri është edhe më i madh, pra janë shifra edhe më të mëdha, që nuk i kemi. … Për periudhën e njëjtë të abortit artificiale nuk kemi shumë rritje, është rritje e vogël, diku një numër prej dhjetë rasteve më shumë këtë vit, se jo shumë. … Është mirë që aborti te qiftet e reja, ose te qiftet e bashkëshortësisë që janë të mos përdoret aborti si mjet kontraceptiv, për shkak se ka shumë dëme dhe pasoja. Dëmet janë prej më të ndryshmeve, gjatë intervenimit mund të jetë ndonjë dëmtim i organeve gjenitale, gjakderdhja”, tha Ndrejaj.

Po ashtu, edhe psikologu klinik, Imri Zabeli vlerëson se aborti ndikon negativisht në shëndetin mendor, ndërsa tregon se mund të shkaktojë depresion dhe ankth.

“Aborti është një ngjarje me ndikim në shëndetin mendor të nënës. Simptomat më të zakonshme të cilat i hasim tek pacientët pas abortit janë simptoma të çrregullimi të ankthit dhe depresionit. Pastaj janë ulje e vetëbesimit, vetëvlerësimit, ndjenja e zbrazëtisë. Po ashtu, ka tendencë të çrregullimit të stresit posttraumatik, gjegjësisht të mendimeve rekurente, të kujtesës traumatike. Po ashtu, aborti ka tendencë që të ndikojë edhe në relacionet me partnerin, bashkëshortin apo edhe familjen. Marrë parasysh që një nënë mund të mendojë se nuk ka qenë e përkrahur sa duhet për atë gjendje pas abortit, si dhe ndjenjës me realizimin e abortit ka bërë një veprim kundër vlerave morale dhe fetare”, theksoi Zabeli.

Ndërkaq, sociologu Genc Xërxa liston disa faktorë që mund të ndikojnë për t’u kryer një abort.

“Nëna përzgjedh për shkak të kostos së rritjes së një fëmije, pra duke e ditur që nuk ka të ardhura të mjaftueshme për ta përkrahur dhe rritur një fëmijë, mund të vije deri tek aborti. ….Në aspektin kohor zakonisht kemi të bëjmë me shtatzëni jo të planifikuara, ku nëna mund ta ndiejë vetën se është shumë e vjetër apo e re, mund të themi se është në moshë të mitur apo është e zënë duke investuar, duke vazhduar jetën e saj profesionale, në zhvillimin e karrierës. … Pastaj mund të ndodhin prej dhunimeve të ndryshme apo incesteve në disa raste siç është e shprehur në vendet perëndimore…Tek çështja shëndetësore aspekti primar kryesor, është shëndeti i nënës, por në disa raste kur cenohet kur nëna, ka probleme të ndryshme shëndetësore gjatë shtatzënisë heqin dorë nga ai fryt”, u shpreh Xërxa.

Ligji për Ndërprerjen e Shtatzënisë në Kosovë është miratuar më 6 nëntor të vitit 2008, dhe ka hyrë në fuqi në janar të vitit 2009, që e përcakton se çdo abort mbi javën e dhjetë mund të kryhet vetëm me pëlqimin e Komisionit Profesional Shëndetësor, që përbëhet prej tre profesionistëve: dy gjinekologë obstetër dhe një psikiatër./kp

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
LAJMI TJETËR →
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

Lexo edhe

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

29 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

31 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

31 min më parë
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

40 min më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

60 min më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

4 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

4 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

4 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

4 orë më parë