RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rritet numri i pacientëve me grip sezonal

Temperatura e lartë, dhimbja e fytit, kollitja, vjellja dhe lodhja janë disa nga simptomat që e karakterizojnë gripin sezonal, për çka është rritur edhe fluksi i qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësor

nga Kaltrina Berila22 tetor 202322 tetor 2023

Temperatura e lartë, dhimbja e fytit, kollitja, vjellja dhe lodhja janë disa nga simptomat që e karakterizojnë gripin sezonal, për çka është rritur edhe fluksi i qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Kështu bënë të ditur mjekja e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Violeta Haxhija, e cila thotë se personat më të rrezikuar nga gripi sezonal janë fëmijët, personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike të zemrës, mushkërive, me hipertension, si dhe gratë shtatzëna.

“Gjendja aktuale me gripin sezonal në Kosovë, kemi një fluks të rritur nëpër qendrat tona të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore nga simptomat e gripit…Gripi sezonal është një infeksion akut viral që shkaktohet nga virusi i influencës apo virusi i gripit i tipit A dhe B, që janë më të shpeshta. Simptomat e gripit sezonal janë kollitje, temperaturë e lartë, lidhje, plogështi, dhimbje e nyjeve, dhimbje e fytit, dhimbje e barkut, vjellje, diarre. Mirëpo, ne i kemi edhe disa simptoma që të rrezikshme që janë te fëmijët, për shembull nëse kemi vështirësi në frymëmarrje, skuqje të lëkurës, shtangim të qafës, vjellje pa ndërprerë, mosmarrje e lëngjeve, duhet menjëherë të lajmërohen tek mjeku familjar”, tha Haxhiaj.

Mjekja Haxhija tha se shenjat e rrezikut për të rriturit nga ky grip, janë dhimbjet e gjoksit, kraharorit, pengesa në frymëmarrje dhe konfuzion, për çka u shpreh se menjëherë duhet të merret trajtim mjekësor.

Lidhur me furnizimin e listës esenciale të barnave, ajo tha se qëndrojnë mirë.

“Mandej shenjat e rrezikut për të rriturit që kemi të bëjmë me dhimbjet gjoksi, dhimbje kraharori, pengesa gjatë frymëmarrjes, konfuzion duhet menjëherë të lajmërohet tek mjeku familjar…Moshat më të prekura nga gripi sezonal i kemi fëmijët e vegjël, personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike si ata me ata me sëmundje të zemrës, me sëmundje të mushkërive, me hipertension, personat me imunitete të dobësuar, fëmijët e vegjël në 5 vjet, gratë shtatzëna…Kur kemi të bëjmë me sëmundje që janë virusale, mënyra më e mirë për ët parandaluar atë sëmundje është vaksina…Lista esencialë është mirë e plotësuar, mirë e furnizuar për pacientët që kanë nevojë, nëse gripi komplikohet, me pneumoni, atëherë ne duhet të japim edhe antibiotik, por nëse është gripi i pa komplikuar, ne i mjekojmë vetëm simptomat”, potencoi Haxhija.

Haxhiaj shtoi se është më rëndësi vaksinimi fillimisht i stafit mjekësor, pastaj edhe i qytetarëve, specifikisht i grave shtatzëna dhe personave të moshuar në mënyrë që të parandalohet virusi i gripit sezonal.

“Mirë është të vaksinohen gratë shtatzëna, fëmijët mbi gjashtë muaj, personat e moshuar, personat që kanë sëmundje kronike, pasi që ata janë më të rrezikuar nga ky virusi i gripit sezonal. Mirëpo, ata që nuk duhet të vaksinohen janë fëmijët nën gjashtë vjet, personat që kanë alergji në vezë, personat që kanë ndonjë alergji në komponentën e vaksinës dhe ata që kanë ndonjë sëmundje akute me temperaturë të lartë mbi 39 gradë celsius”, tha Haxhija.

Ekspertja e shëndetësisë, Violeta Haxhija ndau disa këshilla për qytetarët që të parandalojnë virusin e gripit sezonal, derisa tha se duhet bërë ajrosja e dhomës, marrja e ushqimeve me vitaminë C dhe bërja e aktiviteteve fizike.

Ndërkaq, për personat të cilët veç janë prekur nga simptomat e gripit, mjekja këshilloi që të qëndrojnë në shtëpi, të bëjnë ajrosjen e dhomës dhe të kolliten apo teshtitjen në mënyrë të kujdesshme, që të mos përhapet virusin./kp

LAJMI TJETËR →
​Kosova fiton medalje të bronztë në debutimin historik të kickboksit në Lojërat Mesdhetare

Lexo edhe

Kosova

​Të dhënat e reja për pikat kufitare, mbi dy orë pritje për të hyrë në Kosovë

35 min më parë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

3 orë më parë
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

3 orë më parë
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

3 orë më parë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

3 orë më parë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Futboll

​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti

1 orë më parë
Sport

​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete

2 orë më parë
Futboll

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

2 orë më parë
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

3 orë më parë