
Rritet numri i përfituesve nga skema e pensioneve të FSK-së
Është rritur numri i përfituesve nga skema e pensioneve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Sipas të dhënave, në muajin shtator 2024, krahasuar me muajin shtator 2023, kishte rritje të numrit të përfitu
Është rritur numri i përfituesve nga skema e pensioneve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Sipas të dhënave, në muajin shtator 2024, krahasuar me muajin shtator 2023, kishte rritje të numrit të përfituesve nga skema e pensioneve të Forcës së Sigurisë së Kosovës për 14,0%.
Poashtu janë rritur edhe skemat për përkrahje financiare familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara(13,7); skema për Pensionet Paraplegjike dhe Tetraplegjike (8,0%); skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (5,9%); skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (4,7%); skema e pensioneve bazike të moshës (3,1%); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (2,0%); skema për veteranët e luftës (1,3%); skema e pensioneve kontribut-paguese të moshës (0,2%). Ndërsa sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), kishte rënie të përfituesve nga skemat e pensioneve, krahasuar me një vit më parë , nga punonjësit e Trepçës, kanë përfituar 1 174 persona, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, që ishin 1 482 përfitues, vërehet një rënie prej -20,8%.
“Në muajin shtator 2024, krahasuar me muajin shtator 2023, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet e Trepçës (-20,8%); skema për pensionet invalidore (-18,0%); skema e ndihmës sociale (-9,9%); skema për pensionet familjare (-5,0%); skema e kompensimeve për personat e verbër (-2,5%); skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-1,0%)”,thuhet në raport.


Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






