Rrokulliset një veturë, ka të lënduar
Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezit. Në këtë aksident është rrokullisur një veturë. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i P
Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezit.
Në këtë aksident është rrokullisur një veturë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Në ora 07:44 kemi marrë informacion se në rrugën magjistrale Kaçanik-Hani Elezit, në mes dy tuneleve, ka ndodhur një aksident, i përfshirë vetëm një automjet i udhëtarëve- vetaksident. Përveç dëmeve të shkaktuara materiale, lendime të lehta ka pësuar një person”, ka thënë Veseli.
Vetëm gjatë së dielës ka ndodhur 36 aksidente trefiku, 19 me të lënduar dhe 17 vetëm me dëme materiale./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale





