
Rrugët e kryeqytetit bëhen skenë filmi, “DUA” merr Prishtinën për 12 orë
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të dielën do të bëhet mbyllja e përkohshme e rrugës “Eqrem Çabej”, për shkak të xhirimeve të filmit “DUA”. Sipas njoftimit zyrtar, rruga do të jetë e mbyllur nga ora
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të dielën do të bëhet mbyllja e përkohshme e rrugës “Eqrem Çabej”, për shkak të xhirimeve të filmit “DUA”.
Sipas njoftimit zyrtar, rruga do të jetë e mbyllur nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orën 18:00, në segmentin nga semaforët kryesorë te Menza e Studentëve deri te Katedralja “Nënë Tereza”.
Xhirimet pritet të zgjasin rreth 12 orë, ndërsa qytetarët këshillohen të përdorin rrugë alternative gjatë kësaj periudhe.
Komuna e Prishtinës ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë zhvillimit të aktiviteteve filmike që promovojnë kulturën dhe artin vendor.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






