
Rrugët me borë, Haradinaj: Dilni në terren pak o qeveritarë e shihni si është gjendja
Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar për rrugët e pa pastruara në rrugët e Kosovës, veçmas për atë Prishtinë – Pejë. Ai në një postim në Facebook u
Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar për rrugët e pa pastruara në rrugët e Kosovës, veçmas për atë Prishtinë – Pejë.
Ai në një postim në Facebook u ka bërë thirrje qeveritarëve të dalin në terren për të inspektuar gjendjen rrugore.
“Rruga Prishtinë – Pejë po i demanton institucionet përgjegjëse. Dilni në terren pak o qeveritarë e shihni si është gjendja, me kilometra kolonë”, ka thënë Haradinaj.
“Nëse vazhdon të bie borë kësisoj, vaj halli për ne! Mos thoni që reshjet e borës janë të befasishme, sepse borë në gusht nuk bien, vetëm dimrit!”, shtoi ai.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





