RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
Rryma do të shtrenjtohet, më së shumti deri në 3%?! Të gjithë kompanitë energjetike kërkojnë rritje të çmimit
🗺️ Rajoni

Rryma do të shtrenjtohet, më së shumti deri në 3%?! Të gjithë kompanitë energjetike kërkojnë rritje të çmimit

Nëse ka rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë nga janari në Maqedoninë e Veriut, rritja do të jetë deri në 3%. Pasi që paraprakisht pohonte se nuk do të ketë rritje të çmimit, kryemin

nga Venera Grabanica12 nëntor 202412 nëntor 2024

Nëse ka rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë nga janari në Maqedoninë e Veriut, rritja do të jetë deri në 3%. Pasi që paraprakisht pohonte se nuk do të ketë rritje të çmimit, kryeministri Hristijan Mickoski sot shkoi një hap prapa nga deklaratat e mëparshme.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR I RMV
Nuk pres që do të ketë rritje prej, nuk e di, 10%-15% apo 20%, siç është rasti me shumë shtete nga rajoni dhe Europa. Pres që të jetë, nëse ka, në suaza nga 1% deri në 3%, aq përafërsisht, nuk pres që rritja të jetë më e madhe.

Deklarata vjen disa ditë para dorëzimit të ofertës të EMV-së për çmimin e energjisë elektrike që do ta marrë furnizuesi universal EVN Houm. Mickoski tha se po bëhen analiza, por çmimi do të lëvizë nga 58 deri 62 euro për megavat orë. Çmimi aktual është 60 euro.

Në bursën rajonale HUPEKS, këto ditë çmimet thyejnë rekorde si në kohën e krizës energjetike. Tani përsëri lëvizin deri 300, ndërsa në maje është 450 euro për megavat orë.

Kompanitë energjetike tashmë i dorëzuan përllogaritjet deri te Komisioni rregullator për energjetikë, të gjithë kërkojnë çmime më të larta për shërbimet e tyre. MEMO kërkon rritje të çmimit për thuajse 80% ndërsa MEPSO për rreth 50%.

MARKO BISLIMOSKI, KRYETAR I KRRE
-Rritje të tilla të çmimeve absolutisht asnjëherë nuk ishin të pranueshme për KRRE. Atë që e shohim tani si fakt është se një numër i madh konsumatorësh janë kthyer në tregun e lirë të energjisë elektrike që bën presione të caktuara mbi çmimin e energjisë elektrike.

Por kjo është vetëm pjesë e parametrave hyrëse në çmimin e ri të rrymës. Se si do të jetë, më së shumti varet nga çmimi që do ta ofrojë EMV në tenderin e EVN-së Houm, por edhe nga çmimi sipas të cilit do të mbulohen humbjet e rrymës në MEPSO dhe EMV./TV21

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

25 min më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

46 min më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

1 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

3 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

4 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

4 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

4 orë më parë