Rusia hedh poshtë akuzat për krime lufte nga trupat ruse në Bucha
Përfaqësuesi rus në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Vasily Nebenzya, ka hedhur poshtë akuzat për krime lufte nga trupat ruse në Bucha, duke argumentuar se ka “mospërputhje flagrante në ngjarjet e tre
Përfaqësuesi rus në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Vasily Nebenzya, ka hedhur poshtë akuzat për krime lufte nga trupat ruse në Bucha, duke argumentuar se ka “mospërputhje flagrante në ngjarjet e treguara nga mediat ukrainase dhe perëndimore”.
Ai pohoi se kufomat e gjetura nga gazetarët në qytetin ukrainas nuk ishin aty menjëherë pas tërheqjes së forcave ruse – duke shtuar se kjo u “konfirmua nga disa video”.
“Kufomat në asnjë mënyrë nuk ngjajnë me ato që mund të qëndronin në rrugë për tre ose katër ditë”, ka thënë ai.
Megjithatë, imazhet satelitore të konfirmuara nga BBC duket se tregojnë trupa në rrugën në Bucha gati dy javë përpara se rusët të largoheshin nga qyteti./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






