
Rutte: Dialogu Prishtinë-Beograd s’po ec si do të donim ne
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se janë të vetëdijshëm për tensionet në Ballkanin “Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për tensionet në Ballkanin Perëndimor dhe fakti që dialogu Pr
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se janë të vetëdijshëm për tensionet në Ballkanin
“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për tensionet në Ballkanin Perëndimor dhe fakti që dialogu Prishtinë-Beograd nuk po ec përpara siç do të donim dhe dëshironim për dialogun e lehtësuar të BE-së, të cilin e mbështesim”, tha Rutte në adresimin e sotëm para mediave në Bruksel.
Në pyetjen e gazetarit nga Bosnja se sa do t’i kushtohet vëmendje rajonit dhe veçanërisht Bosnjës, Rutte tha se janë të shqetësuar për përpjekjet për ndarjen e shoqërisë në këtë shtet.
“Dhe jemi të shqetësuar sigurisht për tensionet secesioniste që ende përpiqen të orientojnë ndarje brenda shoqërisë së Bosnje e Hercegovinës. Padyshim do të jetë në agjendë dhe të jemi të sigurt që bëjmë gjithçka për të mbështetur Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Rutte./21Media
Rutte theksoi përpjekjet e Gjermanisë ndaj Ballkanit Perëndimor përmes Procesit të Berlinit për të afruar gjashtë shtetet më afër BE-së dhe NATO’s ato shtete që s’janë pjesë e Aleancës

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






