Sekuestrohen armë dhe municion në Mitrovicë
Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar armë dhe sasi të ndryshme të municionit në një lokacion në Mitrovicë. Në cilësi të provave materiale Policia ka konfiskuar AK-47, dy karikatorë të zbrazët,
Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar armë dhe sasi të ndryshme të municionit në një lokacion në Mitrovicë.
Në cilësi të provave materiale Policia ka konfiskuar AK-47, dy karikatorë të zbrazët, 20 fishekë të AK-47, 2 fishekë të pushkës se gjuetisë, një set për pastrim të armës, 2 granata dore dhe dy detonatorë.
“I dyshuari tashme i njohur për policinë nuk është gjetur në shtëpi, ku sipas informatave i dyshuari në fjalë është jashtë vendit”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar i armës./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





