RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Serwer: Vuçiq po pret mundësinë për të marrë veriun e Kosovës
🇽🇰 Kosova

Serwer: Vuçiq po pret mundësinë për të marrë veriun e Kosovës

Serbia nën Aleksandër Vuçiqin po pret për një mundësi gjeopolitike në të cilën mund të marrin të paktën veriun e Kosovës, ka thënë profesori amerikan dhe eksperti i Ballkanit, Daniel Serwer. Në një in

nga B G3 qershor 20263 qershor 2026

Serbia nën Aleksandër Vuçiqin po pret për një mundësi gjeopolitike në të cilën mund të marrin të paktën veriun e Kosovës, ka thënë profesori amerikan dhe eksperti i Ballkanit, Daniel Serwer.

Në një intervistë për A2CNN, Serwer theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të zgjidhte shumë probleme. Sugjeroi se Shqipëria si vend i NATO-s mund të luajë një rol më të madh në garantimin e sigurisë së Kosovës.

“Do doja të shikoja më shumë trupa amerikane në Kosovë dhe të qëndronin, por s’do habitesha edhe nëse do të kishte ndonjë tërheqje. Duhet të mësoheni të jetoni me këtë fakt. Ndoshta mund ta dini që Shqipëria duke qenë anëtar i NATO-s, mund të vërë më shumë trupa në Kosovë dhe të ruajë fqinjin e vet. E rëndësishme për Kosovën është anëtarësimi në NATO dhe BE. Anëtarësimi në NATO do të zgjidhte shumë probleme. Serbia po përmbush objektivat e botës së saj serbe dhe askush nuk po pret që kosovarët të lëvizin dhe njerëzit këtë duhet ta kuptojnë, që bota vazhdon të ecë. Të kesh një vit e gjysmë që të kesh qeverisje të qëndrueshme, bota s’ka për t’u ndalur, dhe me çfarë situate do përballeni pas kësaj ngecje politike. Duhen parë edhe disavantazhet e një situate të tillë. Kosova duhet të lobojë që të hyjë në NATO sa më shpejt si ushtri e mirëkualifikuar. A po ndodh sot? Vështirë ta themi, që NATO të pranojë një anëtar të ri pa një qeveri të qëndrueshme”.

Serwer po ashtu ngriti alarmin për synimet e Serbisë ndaj Kosovës, duke deklaruar se presidenti Aleksandar Vuçiq po pret një moment të favorshëm gjeopolitik për të marrë së paku veriun e Kosovës.

“Është e qartë se Serbia nën Vuçiq po pret për një mundësi gjeopolitike në të cilën mund të marrin të paktën veriun e Kosovës, sepse s’ka qëllim që të marrë pjesën tjetër të Kosovës, pasi do përballej me një luftë guerrile që do të ishte shkatërruese për Serbinë”.

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

3 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

6 min më parë
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

14 min më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

34 min më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

57 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

4 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

4 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

4 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

5 orë më parë