RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Shala: Jam i pafajshëm, luftova për lirinë e vendit, jo ndaj civilëve
🇽🇰 Kosova

Shala: Jam i pafajshëm, luftova për lirinë e vendit, jo ndaj civilëve

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Pjetër Shala, është deklaruar i pafajshëm në seancën ku është mbajtur fjala hyrëse e mbrojtjes “Dua të ju them qartë dhe pa asnjë dyshim që jam plotësisht i pafajshëm për të gj

nga B G22 shkurt 202322 shkurt 2023

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Pjetër Shala, është deklaruar i pafajshëm  në seancën ku është mbajtur fjala hyrëse e mbrojtjes
“Dua të ju them qartë dhe pa asnjë dyshim që jam plotësisht i pafajshëm për të gjitha akuzat që më janë ngritur dhe pretendojnë të më bëhen në këtë proces”, ka theksuar ai.
Shala, i cili ngarkohet me tortura mizore të kryera në Fabrikën e Metaleve në Kukës mes majit e qershorit të 1999-s, ka theksuar se ka luftuar për lirinë e vendit të tij dhe jo kundër civilëve.
Ai ka thënë se ka luftuar për lirinë e vendit e jo ndaj civilëve.
“Unë qëndroj këtu përballë jush, të ju them se e respektoj drejtësinë, kurrë asnjëherë, këto që më ngarkohen në aktakuzë, që kam luftuar për lirinë e vendit tim dhe vendit tim dhe asgjë më shumë, të një regjimi kriminal të Millosheviqit, por kurrë, asnjëherë kundër civilëve. Nëse është qëllimi i këtij institucioni që të më dënoni që kam luftuar për lirinë e vendit tim, në rregull, por jo në këtë mënyrë, të njollosem, të baltosem, këto nuk janë metodat tona … ne nuk kemi luftuar kundër civilëve, as nuk kemi të bëjmë asgjë me akuzat që me janë ngritur, ato janë të panjohura”, ka deklaruar Shala.
Shala, ngarkohet me akuzë për  tortura mizore të kryera në Fabrikën e Metaleve në Kukës mes majit e qershorit të 1999-s.
Avokati i Shalës thotë se ai nuk ka qenë pjesëtar i Brigadës 128
Pala mbrojtëse e e Pjetër  Shalës,  avokati Jean-Louis Gilissen deklaroi se Pjetër Shala nuk ka qenë pjesëtar i Brigadës 128, e cila lidhet me fabrikën joekzistente në Kukës
“Dje pamë prezantime 3D të ndërtesës së burgut, ju uroj për këto imazhe. Por, për një person që nuk e ka vizituar asnjëherë fabrikën dhe nuk u paraqit këtu, se si ishin pamjet brenda kësaj ndërtese. Do të donim ta shihnim se si duken këto dhoma ose salla të famshme dhe të shohim planimetrinë e tyre siç kanë qenë”, thotë Gilissen.
Avokati përsëritë se klienti i tij, Shala mori vesh për këtë fabrikë për herë të parë në akuzën kundër tij.
“Shpresojmë të shohim verzionin dhe vlerësimin e për një pretendim të ekzistencës të një burgu, të cilin Shala nuk e kishte ditur se ekzistonte deri në momentin kur akuzua, e lëre më të marrë në pyetje persona e as torturuar në këtë fabrikë”, tha avokati
“Në të gjitha këto pika, pjesa më madhe e personave që ka intervistuar ZPS-ja, ata kanë deklaruar se kanë kaluar kohë në brigadë dhe në fabrikë, kurse ata që nuk i ka ftuar, kanë kundërshtuar pjesëmarrjen në këto akuza dhe mohojnë që e njohin ose që e kanë parë Shalën në këto ambiente. Ata që nuk u ftuan si dëshmitarë, paraprakisht kanë konfirmuar se Shala nuk ka qenë pjesëtar i kësaj brigade”,  shtoi ai
10: 38- Fillon seanca ndaj Pjetër Shalës në Hagë
Po vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), me seli në Hagë, i cili po akuzohet për krime lufte.
Gjatë kësaj seance, mbrojtja do të paraqesë deklaratën e saj hyrëse, si dhe Shala do të bëjë një deklaratë pa betim.
Gjykimi ndaj Shalës filloi të martën  (21 shkurt 2023), ai u deklarua i pafajshëm, ndërsa Prokuroria dhe mbrojtja e viktimave paraqitën deklaratat hyrëse.
Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge. Ai u transferua në Hagë më 15 prill 2021.

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032
LAJMI TJETËR →
Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

Lexo edhe

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

44 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

47 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

47 min më parë
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

55 min më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

1 orë më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

3 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

4 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

4 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

5 orë më parë