RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
SHBA edhe BE këmbngulin për Asociacionin
🇽🇰 Kosova

SHBA edhe BE këmbngulin për Asociacionin

Zyrtarët e Bashkimit Evropian ua kanё rikujtuar autoriteteve kosovare se e kanё pёr obligim formimin e Asociacionit tё komunave me shumicё serbe nё Kosovё, konform marrëveshjeve tё arritura nё kuadёr

nga Venera Grabanica4 shkurt 20234 shkurt 2023

Zyrtarët e Bashkimit Evropian ua kanё rikujtuar autoriteteve kosovare se e kanё pёr obligim formimin e Asociacionit tё komunave me shumicё serbe nё Kosovё, konform marrëveshjeve tё arritura nё kuadёr tё dialogut.
Zëdhёnёsi i BE, Peter Stano nuk ka komentuar kushtet qё i nxori kryeministri Albin Kurti pёr formimin e Asociacionit. Stano tërhoqi vërejtjen se janё tё domosdoshme hapat konkret nё mёnyrё qё tё çohet para procesi i dialogut mbi normalizimin e raporteve nё mes tё Kosovёs dhe Serbisë.
“Unë vetëm mund të ritheksoj urgjencën që BE i kushton për të çuar përpara dialogun dhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura, ndёrsa formimi i Asociacionit ёshtё njё prje tyre”, ka nёnvizuar Stano nё njё pёrgjigje me shkrim për televizionin publik.
Stano gjithashtu rikujton se Prishtina zyrtare mori pёrsipёr si obligim ndërkombëtar për të krijuar Asociacionin andaj edhe i takon Kosovёs qё ta zbatoj kёtё detyrim.

Edhe i dërguari amerikan, Gabriel Escobar është shprehur se do ketë një Asociacion . Ai gjithashtu ka shtuar se e pranon ose jo qeveria aktuale në Kosovë obligimin ligjor, nuk është marrëveshje mes Kurtit dhe Serbisë.
“Sido që shkoni përpara në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, do të keni një Asociacion . Prandaj them gjithmonë se do të zbatohet në një moment. E pranon ose jo qeveria aktuale në Kosovë obligimin ligjor, nuk është marrëveshje mes Kurtit dhe Serbisë. Është një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës. Kjo është arsyeja pse unë vazhdoj të them se do të ndodhë. Do të jetë baza e marrëveshjes së normalizimit. Nuk mund të mos bëhet kjo”, tha qartë Escobar për Pavlovic Today.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të ejnten para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka dhënë gjashtë pika si kushte për Asociacionin në marrëveshjen me Serbinë.
Sipas Kurtit, Asociacioni i komunave mund të konsiderohet nga Republika e Kosovës, me këto kushte:
1. Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.
2. Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të ketë/bartë asnjë pushtet publik (apo ekzekutiv) dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave sipas Kushtetutës dhe ligjit per vetëqeverisje lokale (kreu 5).
3. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke. Dhe, në ndërlidhje me këtë të fundit, vetëm pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e Kartës së OKB-së në raportet e saj ndërshtetërore me Republikën e Kosovës.
4. Para vendosjes së Asociacionit, strukturat ilegale të Serbisë në veri të Kosovës shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale.
5. Të drejtat e pakicave kombëtare dhe mekanizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve respektive, si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane.
6. Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara te pesë (dhe tek të tjera) shtetet anëtare të BE-së për mospranimin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE (që paraqet edhe shkelje të po asaj marrëveshjeje Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2013)./21Media

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
LAJMI TJETËR →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

11 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

12 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

12 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

13 orë më parë